Marcelo var këpucët në gozhdë pas 20 vitesh në futboll. Ish-mbrojtësi brazilian e njoftoi vendimin këtë të enjte.
36-vjeçari postoi një video në rrjetet sociale ku tregon si nisi gjithçka dhe trofetë e fituar. 6 herë La Liga, 5 Champions League, 3 Superkupa të Evropës, 1 Kupë Libertadores dhe 1 Kupë e Konfederatave janë vetëm disa nga trofetë e fituar prej Marcelos.
“Dashuria ime për futbollin vjen nga gjyshi. Ai dëshironte të bëhesha futbollist profesionist dhe bëra gjithçka për ta bërë të mundur. Kur isha 18-vjeç, Real Madrid më kërkoi dhe lëviza. Mund të them se jam një madrilen i vërtetë, kam krijuar një familje me gruan time”, u shpreh ai ndër të tjera në videon e postuar.
Në fund Marcelo shfaqet duke i pasuar djemve të tij topin ku thotë se historia e Marcelos vazhdon.



