Andrea Kimi Antonelli, talenti 18-vjeçar nga Bolonja, ka siguruar podiumin e tij të parë në Formula 1, duke zënë vendin e tretë në Çmimin e Madh të Kanadasë 2025. Ky sukses i rikthen Italisë një vend në podium pas plot 16 vitesh.
Pavarësisht arritjes historike, Antonelli nuk ka ende kohë për të festuar, pasi e pret një sfidë tjetër, provimi i maturës. “Nuk ka përjashtime, do ta japë maturën si të gjithë,” u shpreh nëna e tij, Veronica, për Il Resto del Carlino.
Piloti i Mercedes ka ndjekur shkollën “Salvemini” dhe tashmë përgatitet për provimet në gjuhën italiane dhe angleze. Si shpërblim modest për suksesin e tij, nëna e pret në shtëpi me pjatën e tij të preferuar – makarona me ragu.



