Përcaktohen çiftet çerekfinale në NBA
P

Përcaktohen çiftet çerekfinale në NBA

Është mbyllur sezoni i rregullt në NBA për sezonin sportive 2024-2025 dhe skuadrat përgatiten për fazën play off.

Gjashtë ekipet e para të secilës konferencë kalojnë direkt në fazën play off.

Ndërsa, skuadrat e renditura në vendet 7-10 do të luajnë në fazën play in, një fazë shtesë që do të përcaktojë dy çerekfinalistet e fundit. Luhet me ndeshje të vetme, në fushën e renditur më mirë në sezonin e rregullt.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 15 prill.

Oklahoma, me 68 fitore e 14 humbje është skuadra më e mirë në NBA, ndërsa në Konferencën e Lindjes ekipi më rezultatin më të mirë është Cleveland (64 fitore e 18 humbje).

Konferenca e Lindjes-çerekfinale
(1) Cleveland – Ekip nga play-in
(2) Boston – Ekip nga play-in
(3) New York – (6) Detroit
(4) Indiana – (5) Milwaukee
Konferenca e Lindjes-play in
(7) Orlando – (8) Atlanta
(9) Chicago – (10) Miami
Konferenca e Perëndimit-çerekfinale
(1) Oklahoma – Ekip nga play-in
(2) Houston – Ekip nga play-in
(3) Lakers – (6) Minnesota
(4) Denver – (5) Clippers
Konferenca e Perëndimit-play in
(7) Golden State – (8) Memphis
(9) Sacramento – (10) Dallas

TË FUNDIT