Në “shtëpinë” e Real Madridit mbizotëron një atmosferë reflektimi në lidhje me të ardhmen. E ardhmja e Carlo Ancelottit në pankinën e “Los Blancos” nuk është aspak e sigurt.
Sipas raportimeve nga BBC Sport, edhe pse emri i Xabi Alonso është përmendur shpesh, në krye të listës së dëshirave të presidentit Florentino Perez është një tjetër emër i madh dhe ai është Jurgen Klopp.
Edhe pse aktualisht ai është pjesë e strukturës sportive të Red Bull, afrimi i tij në Madrid nuk përjashtohet, për shkak të prestigjit dhe tërheqjes që ofron klubi “mbretëror”.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se Perez u ka kërkuar tashmë bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë të nisin bisedimet me Klopp, për të vlerësuar mundësitë reale të një afrimi gjatë verës.



