Përfitimet e Kosovës pas ngjitjes në Ligën B
P

Përfitimet e Kosovës pas ngjitjes në Ligën B

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur sukses historik, pasi është ngritur nga Liga C në Ligën D të Ligës së Kombeve.

Shtatë vjet më parë Dardanët e nisën nga Liga D, derisa tani janë në B ku janë në mesin e 32 kombëtareve më të mira në Evropë.

E ngritja në Ligën B i sjell edhe të ardhura shtesë Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sipas rregullit të shtëpisë më të madhe evropiane të futbollit UEFA, kombëtaret që garojnë në Ligën B përfitojnë 1,5 milion euro, shifër që është jashtëzakonisht e lartë për federatat e shteteve të vogla.

Këto të ardhura janë të garantuara tanimë, por ato mund të jenë edhe më të mëdha kur merren parasysh edhe të drejtat televizive.

Ky është një vendim i UEFA-s i marrë në vitin 2018.

Ndërkohë fituesi i përgjithshëm i Ligës së Kombeve, ku mund të jetë një nga kombëtaret si Gjermania, Franca, Spanja apo Portugalia do të fitojë 10,5 milionë euro.

TË FUNDIT