Pesë momentet ikonike të Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1
P

Pesë momentet ikonike të Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1

Çmimi i Madh i Belgjikës në Spa-Francorchamps ka ofruar gjatë viteve momente të paharrueshme në botën e Formula 1.

Në 1963, Jim Clark dominoi garën duke fituar me një avantazh prej minutash, pavarësisht problemeve teknike.

Në 1991, debutimi i Michael Schumacher në F1 erdhi pas një ngjarjeje të pazakontë që i hapi rrugë në garë.

Në 1992, Ayrton Senna shpëtoi jetën e Erik Comas gjatë një aksidenti dramatik.

Në vitin 2000, Mika Hakkinen realizoi një nga parakalimet më emocionues në histori ndaj Schumacher-it.

Ndërsa në 2019, Charles Leclerc arriti fitoren e parë me Ferrarin në një fundjavë të tronditur nga tragjedia e pilotit të Formula 2, Anthoine Hubert. Spa vazhdon të jetë një pistë ku historia dhe emocionet bashkohen në çdo garë.

TË FUNDIT