Phoenix pëson humbje, Durant hyn në historinë e NBA-së
P

Phoenix pëson humbje, Durant hyn në historinë e NBA-së

Basketbollisti Kevin Durant bëhet lojtari i tetë në historinë e NBA-së që arrin kuotën e 30 mijë pikëve të realizuara në sezonet e rregullta.

Ai realizoi 34 pikë për skuadrën e Phoenix edhe pse ato nuk mjaftuan për të fituar.

Memphis triumfoi 119-112 ndaj Phoenix, në një ndeshje ku lojtarët e bankinës të skuadrës mysafire realizuan 44 pikë (Desmond Bane me 20 pikë ishte shënuesi më i mirë për mysafirët).

Në udhëtim fitoi edhe Toronto, që mundi 106-103 Philadelphian, ndeshje me rivalitet deri në fund. Barnes me 33 pikë u dallua për kanadezët, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Embiid për vendasit.

Triumfoi edhe Detroit, që falë 24 pikëve të Beasley mundi thellë 132-92 Chicagon, ndërsa New York mundi 128- 115 Indianan. Towns me 40 pikë dhe Hart me 30 u dalluan për nju-jorkezët.

Rezultatet:
Philadelphia – Toronto 103-106
Indiana – New York 115-128
Chicago – Detroit 92-132
Phoenix – Memphis 112-119

TË FUNDIT