Piastri e Norris flasin pas triumfit në Belgjikë
P

Piastri e Norris flasin pas triumfit në Belgjikë

Pilotët e McLaren-it, Oscar Piastri dhe Lando Norris, ndanë përshtypjet e tyre pas garës për Çmimin e Madh të Belgjikës.

Piastri arriti fitoren përpara shokut të ekipit, të cilin e parakaloi në xhiron e parë të garës, e cila filloi me një vonesë prej një ore e gjysmë për shkak të shiut.

“Ishte shumë dinamike, e dija që xhiroja e parë do të ishte mundësia ime më e mirë për të fituar,” tha Piastri dhe shtoi: “Pjesën tjetër të garës e menaxhuam shumë mirë, megjithëse në fund pata pak vështirësi. Isha mjaft i zhgënjyer me veten pas ditës së djeshme, por doli që të nisesh i dyti në Spa nuk është edhe aq keq”.

Ndërsa, Norris nuk deshi të merrej me “çfarë do të kishte ndodhur, nëse…”.

“Oscar bëri një punë të shkëlqyer. S’kam çfarë të shtoj më shumë. E pati një nisje më të mirë dhe e meritoi fitoren”, tha Norris.

Gara e radhës do të zhvillohet fundjavën që vjen në Hungaroring.

 

TË FUNDIT