Piastri e Norris vazhdojnë shkëlqimin, në podium edhe Leclerc
P

Piastri e Norris vazhdojnë shkëlqimin, në podium edhe Leclerc

Piloti australian i McLaren, Oscar Piastri, është fitues i garës për Çmimin e Madh të Belgjikës në Formula 1. Në pistën e Spa, ai arriti të parakalojë në momentin që u largua makina e sigurisë shokun e tij të skuadrës Lando Norris.

Britaniku, që e nisi garën nga “pole”, u rendit i dyti, duke humbur edhe më shumë terren karshi Piastri në renditjen e përgjithshme. Në podium u ngjit edhe Charles Leclerc me Ferrari, që arriti t’i rezistojë sulmeve të Verstappen.

Gara nisi me gati 90 minuta vonesë për shkak të shiut që ra në momentin e nisjes së garës.

Ajo nisi nën regjimin e makinës së sigurisë, që u largua pas 4 xhirosh. Pikërisht në këtë moment u vendos emri i fituesit, me Piastrim që parakaloi Norris.

Australiani e ruajti kryesimin deri në fund, ndërkohë që pista thahej gradualisht. Pilotët krijuan diferenca të madh mes tyre dhe nuk pati shumë parakalime. Vetëm i katërti Max Verstappen me Red Bull, pa mundur dot të kapë podiumin.

Një garë shumë të mirë bëri Lewis Hamilton, që u nis nga vendi i 18-të dhe u rendit i shtati, duke rikuperuar 11 pozicione. Në vendin e pestë u rendit George Russell me Mercedes e pas tij Alexander Albon me Williams.

TË FUNDIT