Piastri shpreson të mos ketë fatin e legjendarit Schumacher
P

Piastri shpreson të mos ketë fatin e legjendarit Schumacher

Formula 1 ka arritur në gjysmën e sezonit dhe pilotët po përgatiten për 12 garat e mbetura që do të vendosin kampionin. Supozojmë se do të kemi një kampion të ri, sepse sezoni 2025 është reduktuar në dy emra: Oscar Piastri dhe Lando Norris. Max Verstappen vitin e kaluar u rezistoi sulmeve të McLarenit dhe Norrisit për të fituar titullin e katërt radhazi. Tani kjo duket si një mision i pamundur.

Oscar Piastri ka 69 pikë më shumë se Max, por vetëm tetë më shumë se shoku i skuadrës. Norris është në një formë të jashtëzakonshme dhe nuk do të ishte çudi që pas garës në Belgjikë (më 27 korrik) të kemi një lider të ri. Gjithashtu, nuk do të ishte hera e parë që piloti që udhëheq në mes të sezonit, nuk arrin ta përfundojë si kampion. Për saktësi, në 74 sezone të Formula 1, kjo ka ndodhur 19 herë. Interesante është që në listën e “humbësve” gjenden emra legjendarë të garuesve dhe kampionëve të mëdhenj. Besoni apo jo, Lewis Hamilton është gjendur katër herë në një situatë të tillë, megjithëse ka fituar rekord prej shtatë titujsh, aq sa ka edhe Michael Schumacher, i cili po ashtu nuk arriti të shpallej kampion edhe pse ishte lider në gjysmën e kampionatit.

TË FUNDIT