Piastri triumfoi në Bahrein, Ferrari sërish jashtë podiumit
P

Piastri triumfoi në Bahrein, Ferrari sërish jashtë podiumit

Piloti australian i McLaren, Oscar Piastri, triumfoi në garën e Çmimit të Madh të Bahrein në Formula 1, që ishte fitorja e tij e dytë në kampionatin e sivjetmë.

Një garë e dominuar nga Piastri, që e nisi nga “pole position” dhe e ruajti kreun deri në fund.

Në vendin e dytë u klasifikua britaniku George Russell me Mercedes, që arriti të lërë pas patriotin e tij të McLaren, Lando Norris, i treti.

Dy pilotë që dueluan deri në vijën e finishit për vendin e dytë.

Mbeti sërish jashtë podiumit makina Ferrari, në vendet 4-5 me dy pilotët e saj: Charles Leclerc la pas shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton. “Kokëkuqja” përdori një strategji ndryshe, por pa mundur dot të ngjitet në podium.

Vuan Max Verstappen me Red Bull, në vendin e gjashtë dhe asnjëherë në garë për fitore.

Probleme sa herë që hyri për të ndërruar gomat, ndërkohë që në një moment ishte edhe i fundit, cka tregon vështirësitë e Red Bull.

Gara ishte interesante, për shkak se pilotët përdorën strategji të ndryshme gomash. Ndërkohë që, edhe hyrja e makinës së sigurisë në mesin e garës bëri që gjithçka të ishte e hapur deri në fund dhe me shumë parakalime.

Në zonën e pikëve u renditën edhe Pierre Gasly (vendi 7-të), Esteban Ocon (vendi 8-të), Yuki Tsunoda (vendi 9-të) dhe Oliver Bearman (vendi 10-të).

Për t’u veçuar ishte fakti se ky është suksesi i parë i McLaren në Bahrein në historinë e saj.

TË FUNDIT