Përgatitjet për garën Drag Race 2 janë në fazën përfundimtare. Klubi organizator, Eurogoma Racing Team, bashkë me Auto Moto Club Kosova (AMCK) kanë punuar me përkushtimin më të madh që gara të mbahet në kushtet më të mira të mundshme.
Të premten, është bërë edhe pastrimi i pistës për çka organizatori ka bashkëpunuar me kompaninë “Zahiri sh.p.k.”, ndërkohë që për të shtuar sigurinë e shikuesve përgjatë pistës janë vendosur rrethojat anësore.



