Portieri bëhet qesharak me golin e pësuar (VIDEO)
P

Portieri bëhet qesharak me golin e pësuar (VIDEO)

Ndeshja për javën e 13-të në elitën e futbollit argjentinas ka prodhuar një episod qesharak.

Instituto priti Deportivo Riestran në sfidën që u fitua nga vendësit me rezultatin 3-0.

Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa portieri i Deportivo Riestra u bë qesharak.

Në golin e dytë, kur skuadra e tij kishte mbetur me 10 lojtarë, kërkoi të bënte rolin e heroit.

Arce u ndal nga lojtarët e Instituto pranë mesfushës, ndërsa ishte Lodiko që përfitoi për të shënuar golin e tij të dytë personal.

TË FUNDIT