Presidenti i skuadrës franceze, Oliver Letang ka konfirmuar se dëshira e yllit Kosovar, Edon Zhegrova është të largohet nga Lille.
Letang në një konferencë për media ka thënë se nuk është e përshtatshme për klubin për një lojtar që ka kontratë të vlefshme vetëm edhe një vit, transmeton AutoPortali.
“Edoni e ka shprehur dëshirën për t’u larguar. Nuk më duket e përshtatshme që ta mbajmë me vetëm një vit të mbetur në kontratë, sidomos në kontekstin ekonomik aktual të futbollit francez. Largimi i tij është diçka që po e parashikojmë”, tha Letang.
“Nëse Edoni qëndron, do të kemi katër lojtarë në krahë. Nëse largohet, do të na duhet të gjejmë një të katërt. Kemi kontakte. Ekipet e mëdha evropiane kanë të paktën katër lojtarë në krahë për të bërë diferencën”, ka shtuar ai.
Megjithatë, klube të mëdha evropiane, kanë shprehur interesim për yllin e Kombëtares së Kosovës. /AutoPortali



