Sonte, me fillim nga ora 20:00, do të zhvillohet finalja vendimtare e kampionatit të futsallit në Kosovë.
Në përballje do të jenë Prishtina 01 dhe Drenica, në një ndeshje që luhet në kryeqytet, transmeton AutoPortali.
Të dy skuadrat kanë nga një fitore në serinë finale, prandaj ndeshja e sotme do të vendosë kampionin e ri.
Prishtina 01 synon të mbrojë titullin kampion, ndërsa Drenica është në kërkim të trofeut të parë në histori.



