Prishtina e Re prezanton portierin e tyre të ri
P

Prishtina e Re prezanton portierin e tyre të ri

Skuadra nga Kryeqyteti, Prishtina e Re është duke vazhduar prezantimet e transferimeve të tyre të reja si përgatitje për fillimin e sezonit dhe promovimit të tyre në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Hajvalia, ka firmosur me portierin Florjan Smakiqi, shkruan AutoPortali.

Smakiqi u largua kohët e fundit nga Drita dhe tani, si lojtar i lirë, iu bashkua ekipit të Prishtinës së Re.

Klubi e ka cilësuar transferimin e tij si një shtesë të rëndësishme, duke theksuar se përvoja dhe stabiliteti i portierit do të jenë të domosdoshme për sukses në elitën e futbollit kosovar.

Në njoftim thuhet se Smakiqi do të rrisë cilësinë në portë dhe do të kontribuojë fuqishëm në objektivat e skuadrës për sezonin e ri. /AutoPortali

 

TË FUNDIT