Prishtina Elite e dyta në Caroli Cup 2024
P

Prishtina Elite e dyta në Caroli Cup 2024

KV Prishtina Elite ka përfunduar në pozitën e dytë në “Caroli Cup 2024” që u mbajt në Itali për grupmoshat U14.

Prishtina Elite e përfundoi këtë garë me katër fitore dhe një humbje që është një sukses i dalluar i këtij ekipi.

Në finale, Prishtina Elite u mposht nga ekipi italian Altino Volley 2:1 në sete 25:21, 15:26, 15:12.

Lojtarja më e mirë e turneut është shpallur kapitenja e Prishtina Elite, Rea Rexha, e cila shkëlqeu gjatë gjithë garës.

Trajneri i ekipit Prishtina Elite, Kastriot Azemi dhe stafi i tij janë janë ndarë të kënaqur me paraqitjen e vashave dhe kjo punë e madhe nga ata ka rezultuar me suksese si në garat vendore ashtu edhe ato jashtë vendit.

Në këtë turne pjesëmarrës ishte edhe Vëllaznimi i Gjakovës duke pasur paraqitje dinjitoze me 2 fitore dhe një humbje.

TË FUNDIT