Prishtina ka fituar me rezultat bindës 4-0 në udhëtim te Vëllaznimi në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës, duke siguruar kështu kualifikimin në gjysmëfinale.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me vetëm mysafirët që gjeten rrugën e rrjetës.
Në fakt, vendasit shënuan fillimisht me Osman Mëziun, gol i cili u anulua nga VAR-i, ndërsa Najeeb Jakubu (17’) shënoi golin e epërsisë së Prishtinë 0-1.
Në pjesën e dytë, Prishtina ishte dukshëm skuadër më e mirë duke shenuar edhe tri gola dhe duke siguruar një fitore të madhe.
Goli i parë në këtë pjesë u shënua në minutën e 59-të me anë të Ramiq Bytyqit, i cili shënoi për 0-2, ndërsa në minutën e 68-të shënoi Ron Raçi për 0-3.
Në minutën e 82-të erdhi edhe goli i fundit me anë të Alban Shiollvës që shënoi për rezultatin përfundimtar 0-4.



