Pritet natë spektakolare në Ligën e Kombeve
P

Pritet natë spektakolare në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës sonte përballet me Islandën në ndeshjen e play-offit për Ligën e Kombeve.

Por, sonte luhen edhe disa ndeshje tjera, të cilat priten me interesim të madh.

Do të zhvillohet play-offi i Ligës A në ndeshjet e para çerekfinale.

Kroacia do të jetë nikoqire e Francës në përballjen e parë, teksa spektakli vazhdon me ndeshjen Itali-Gjermani e po ashtu edhe me përballjen Holandë-Spanjë.

Dueli me interesin më të vogël është ai mes Danimarkës dhe Portugalisë.

Të gjitha këto ndeshje nisin nga ora 20:45.

TË FUNDIT