Qeveria e Tajlandës ka miratuar kandidaturën për të organizuar për herë të parë një garë të Formulas 1 në Bangkok, nga viti 2028 deri në 2032. Projekti përfshin ndërtimin dhe përshtatjen e një piste rrugore, me një buxhet total prej 1 miliard eurosh.
Pista e mundshme mund të kalojë pranë tregut të njohur Çatuçak, ndërsa autoritetet tajlandeze presin të ardhura deri në 520 milionë euro nga eventi.
Kryeministrja Paetongtarn Shinawatra e ka quajtur iniciativën “hap të madh përpara” pas një takimi me drejtorin e F1, Stefano Domenicali, në Monako.
Aktualisht, Singapori është i vetmi vend në Azinë Juglindore që organizon një garë të Formulës 1. Tajlanda shpreson të zërë një vend të ri në kalendarin modern të këtij sporti gjithnjë e më popullor.



