Publikohen katër rregullat e reja në futboll, vendimi më 1 mars
P

Publikohen katër rregullat e reja në futboll, vendimi më 1 mars

Rregullat e futbollit ndryshohen ose përmirësohen herë pas here. Diçka e tillë pritet të ndodhë edhe në mbledhjen e radhës të FIFA-s, kur do të merren në shqyrtim disa propozime, si më poshtë:

LLOJI I RI I “OFFSIDE” NGA ARSEN WENGER:

Një lojtar do të quhet jashtë loje vetëm nëse i gjithë trupi i tij kalon vijën e mbrojtësit të fundit. Kështu, “offside” për disa milimetra nuk do të ekzistojë më.

PËRSHKRIMI I VENDIMEVE NGA GJYQTARI PËR MIKROFONIN NË TË GJITHË STADIUMIN:

Pas konsultimit me VAR-in, gjyqtarët do ta shpjegojnë vendimin e tyre me një mikrofon për të gjithë tifozët në stadium.

SISTEMI I SFIDËS:

Çdo trajner do të ketë mundësinë të kërkojë përdorimin e VAR-it gjatë ndeshjes në një numër të kufizuar rastesh për të rishikuar një veprim që ata e konsiderojnë të diskutueshëm.

GJYQTARI DO TË KETË MUNDËSI TË RACIONALIZOJNË KOHËN:

Gjyqtarët do të kenë mundësinë të ndalojnë kohën për të studiuar një situatë të diskutueshme ose në rast të një dëmtimi të rëndë. Qëllimi? Të shmanget shpenzimi i shumë kohe pa futboll (të luajtur) dhe të priorizohet koha efektive e lojës.

Nëse këto rregulla miratohen, ato do të hyjnë në fuqi më 1 korrik 2025!

TË FUNDIT