Publikohet vlera e Mirlind Dakut në tregun e futbollit
P

Publikohet vlera e Mirlind Dakut në tregun e futbollit

Mirlind Daku ka pasur rrithe të vazhdueshme të formës e rrjedhimisht është rritur edhe vlera e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, sipas agjencisë kryesore në botë për statistika të tilla, “transfermarkt”, tani vlen tani 7 milionë euro, ose një milion më shumë se vlera e mëparshme.

Gjithsesi, klubi i tij në Rusi, Rubin, kërkon 10 deri në 12 milionë euro për kartonin e tij, diçka që e ka pohuar edhe vetë futbollisti, por edhe mediat ruse. Në çfarë do lloj rasti, rritja për lojtarin 26-vjeçar është meteorike.

Nuk duhet të harrojmë, se Rubin pagoi vetëm 1.2 milion euro për të kur e mori nga klubi kroat, Osijek, në korrik të vitit të kaluar, ndërsa për të është paguar gjithmonë 50 për qind më shumë sesa vlera teorike e kartonit.

Janari i 2025-ës pritet të jetë përcaktues për karrierën e Dakut, pasi siç thotë babai i tij, Feimi, synimi është ose rinovimi me kushte më të mira financiare tek Rubini, ose transferimi diku tjetër.

TË FUNDIT