Qetësi në kufij: Lëvizje e lehtë me disa pritje të vogla
Q

Qetësi në kufij: Lëvizje e lehtë me disa pritje të vogla

Lëvizja në pikat kufitare të Kosovës këtë mëngjes paraqitet e qetë dhe pa vonesa të theksuara, me përjashtime të vogla në disa pika të caktuara.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 09:25, pritjet më të gjata për hyrje janë shënuar në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, ku pritja për automjetet arrin deri në 20 minuta dhe është formuar një kolonë rreth 100 metra. Gjithashtu, në pikën “Muçibabë” raportohen pritje rreth 10 minuta në hyrje, me një kolonë prej 50 metrash.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare, si “Merdarë”, “Hani i Elezit”, “Jarinje”, “Qafë e Morinës”, “Stançiq” dhe të tjera, pritjet për automjete si në hyrje ashtu edhe në dalje variojnë vetëm nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të raportuara, shkruan AutoPortali.

Sa i përket qarkullimit të kamionëve, situata paraqitet krejtësisht e qetë në të gjitha pikat kufitare, me kohë pritjeje minimale prej 3-5 minutash dhe pa ndonjë kolonë të regjistruar.

TË FUNDIT