Pajtim Qupeva doli fitues në garën e dytë në disiplinën auto sllallom për kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm.
Në garën e mbajtur të dielën në Sllatinë, anëtari i AMTKK deri te fitorja arriti me kohën e përgjithshme prej 03:04.677 minuta (01:32.533 dhe 01:32.144).
Pas ndeshjes ai u shpreh i kënaqur për fitoren.
“Jam i kënaqur për fitoren e sotme. Ishte një garë e mirë, me organizim të mirë dhe mot të përshtatshëm. Për fat edhe vetura punoi shumë mirë”, ka thënë Qupeva pas suksesit të arritur.

Ai është optmist se edhe në vazhdim të kampionatit do të ketë rezultate të mira.
“Shpresoj që edhe në garat e ardhshme të vazhdoj me rezultate të tilla”, është shprehur Pajtimi.
Gara e radhës në auto sllallom do të mbahet më 5 tetor në Prizren.



