Rama: Artikulli i revistës “Islands”, Gjirokastra destinacion i një udhëtimi unik
R

Rama: Artikulli i revistës “Islands”, Gjirokastra destinacion i një udhëtimi unik

Revista prestigjioze e udhëtimeve “Islands” i ka kushtuar një artikull qytetit të Gjirokastrës, duke e konsideruar një atraksion të jashtëzakonshëm turistik në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se Gjirokastra nuk është vetëm një atraksion në listën e siteve turistike shqiptare, por është destinacioni në fokus të udhëtimeve unike.

“Një udhëtim që të jep ndjesinë sikur po ecën mbi historinë, brenda kalldrëmeve e ndërtesave të gurta ku gëlon një jetë plot gjallëri mes kulturës, aktiviteteve artistike, zejeve, kulinarisë së jashtëzakonshme, i pagëzuar si qyteti i gurtë sharmant, siç shkruan revista e njohur e udhëtimeve “Islands””, thotë Rama, duke iu referuar artikullit të revistës prestigjioze të udhëtimeve.

TË FUNDIT