Raphinha synon të barazojë rekordin e Messit
R

Raphinha synon të barazojë rekordin e Messit

Barcelona e trajnerit Hansi Flick ka kaluar me dy fitore Benfican dhe në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve do të përballet me Borussia Dortmundin.

Një nga protagonistët e katalanasve ka qenë Raphinha, autor i dy golave në fitoren 3-1 ndaj Benficas të martën në mbrëmje.

Dy gola që e ngjisin atë në majën e golashënuesve në këtë edicion të Championsit me 11 realizime.

Tashmë Raphinha ka vënë në shënjestër as më shumë e as më pak, por rekordin e Lionel Messit, i cili në sezonin 2011-2012, nën drejtimin e Pep Guardiolës, shënonte 14 gola me fanellën e Barcelonës.

Ndërkohë që rekordi absolut në Ligën e Kampioneve mbahet nga Cristiano Ronaldo, i cili në sezonin 2013-2014 arriti të shënonte plot 17 gola.

TË FUNDIT