Rashford zhgënjen Milanin, afër skuadrës tjetër evropiane
R

Rashford zhgënjen Milanin, afër skuadrës tjetër evropiane

Telenovela Marcus Rashford duket se është në episodet e saj të fundit. Anglezi do të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit dhe do të nisë një aventurë të re.

Bild raporton se Borussia Dortmund është futur së fundmi fuqishëm në garë për sulmuesin anglez dhe është favorit për të nënshkruar me të. Klubi verdhezi po kërkon një sulmues të ri pasi shiti Donyell Malen tek Aston Villa dhe duket se Rashford do të zërë vendin e holandezit.

Interesim të madh për Rashford ka pasur dhe nga ana e Milanit dhe Interit, por Dortmund është favoriti kryesor duke ditur marrëdhënien e mirë që ka me Manchester United. Rashford do të huazohet te verdhezinjtë me detyrim blerje në fund të sezonit.

TË FUNDIT