Milot Rashica vazhdon të jetë një prej emrave më të përfolur në merkaton e verës. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka tërhequr interes të madh nga disa klube evropiane, veçanërisht nga Gjermania, ku disa skuadra të Bundesligës e kanë shprehur hapur dëshirën për ta pasur në ekip.
Sipas mediave turke Së fundmi, në garë për të janë përfshirë edhe dy nga klubet më të mëdha të Portugalisë, Benfica dhe Porto po monitorojnë me kujdes situatën e tij, transmeton AutoPortali.
Megjithatë, klubi i tij aktual, Besiktas, nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë.
Rashica konsiderohet një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe drejtuesit turq e shohin si pjesë kyçe të planeve për sezonin e ardhshëm.
Andaj klubi turk nuk janë të kënaqur me ofertat që kanë mbërritur deri tani në adresë të klubit.
Asnjë prej tyre nuk ka qenë në përputhje me vlerësimin financiar që Besiktas i ka vendosur lojtarit.
Për momentin, situata mbetet e hapur, dhe shumë do të varet nga ofertat që mund të vijnë në javët e ardhshme.
Largimi i Rashicës nga Besiktas do të jetë i vështirë nëse ndonjë klub nuk ofron një shumë që bind drejtuesit turq. /AutoPortali



