Rashicën e duan në Gjermani
R

Rashicën e duan në Gjermani

Milot Rashica mund të rikthehet në futbollin gjerman.

Ylli kosovar ka luajtur më herët në Bundesliga, përpara se të vazhdonte karrierën me eksperienca në Angli dhe Turqi. Sipas gazetarit turk, Şafak Malatya, disa klube elitare gjermane kanë shfaqur interes për futbollistin e Besiktasit, transmeton AutoPortali.

Ndër to, më seriozisht interesimin e ka konkretizuar Borussia Mönchengladbach, që po e ndjek nga afër përfaqësuesin kosovar.

Në rast të këtij transferimi, Rashica do të rikthehej në Bundesligë pas katër vjetësh. Ai ishte transferuar nga Werder Bremen në Norwich City në vitin 2021, për të vazhduar më pas në Superligën turke — fillimisht i huazuar te Galatasaray, e më pas i transferuar te Besiktas, ku vazhdon të jetë pjesë e skuadrës.

28-vjeçari ka zhvilluar 41 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat, duke shënuar 5 gola dhe dhënë 12 asistime për Bardhezinjtë.

Sipas faqes së specializuar Transfermarkt, vlera e tij në treg është 7.5 milionë euro. Rashica ka kontratë me Besiktasin deri në vitin 2027, por një ofertë e kënaqshme gjatë kësaj vere mund të çojë në ndarjen mes palëve.

TË FUNDIT