Real Madrid cakton çmimin për Camavingan
R

Real Madrid cakton çmimin për Camavingan

Manchester City po kalon një sezon negativ dhe synon  të ndryshojë fytyrë për sezonin e ri.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, klubi kampion në fuqi në Angli kërkon transferimin e Eduardo Camavinga. “Qytetarët” pëlqejnë shumë mesfushorin francez, me Real Madridin që thuhet se ka vendosur çmimin e futbollistit, për këdo që kërkon shërbimet e tij.

Manchester City do të duhet të paguajë të paktën 70 milionë euro për të arritur te lojtari. 22-vjeçari Camavinga ka luajtur 14 ndeshje në këtë sezon me Real Madrid dhe ka dhuruar 2 asistime. Më herët, ai është aktivizuar te Rennes.

TË FUNDIT