Real Madrid në “peshkim” në Premier League, shumë afër t’i realizoi dy transferime
R

Real Madrid në “peshkim” në Premier League, shumë afër t’i realizoi dy transferime

Real Madrid po ndjek strategjinë e transferimeve pa kosto, duke joshur emra të mëdhenj në përfundim të kontratave.

Kjo qasje, që ka funksionuar në katër nga pesë afatet e fundit, ka sjellë në “Santiago Bernabeu” lojtarë si Alaba (2021), Rüdiger (2022), Mbappé (2024), dhe së fundmi Alexander-Arnold nga Liverpool, transmeton AutoPortali.

Ky i fundit nuk rinovoi me klubin dhe vendosi të transferohet në Madrid, me Realin që përfitoi duke paguar vetëm 10 milionë euro për ta pasur në Kupën e Botës për Klube.

Edhe pse kanë investuar te të rinjtë si Huijsen dhe Mastantuono, madrilenët duket se po përgatisin një tjetër goditje.

Sipas “Marca”, dy skuadra të Premier League ndihen të rrezikuara, pasi Real Madrid ka shënjestruar mbrojtësin e Liverpoolit, Ibrahima Konate. Ai ka refuzuar ofertën e fundit për rinovim dhe kontrata i skadon verën e ardhshme – një situatë e ngjashme me atë të Alexander-Arnold.

Në listën e mundshme janë edhe Myles Lewis-Skelly nga Arsenali dhe Cristhian Mosquera nga Valencia, por Konate shihet si objektivi kryesor i madrilenëve.

TË FUNDIT