Red Bull ankohet për rregullat rigoroze të FIA-s  
R

Red Bull ankohet për rregullat rigoroze të FIA-s  

Christian Horner, drejtuesi kryesor i Red Bullit, ka bërë thirrje që FIA të “zbutë” rregullat që përcaktojnë mënyrën se si pilotët mund të garojnë në Formula 1.

Shefi i skuadrës së Red Bullit mendon se garimi “po bëhet mjaft i panatyrshëm” dhe se nevojitet një “rivendosje”, pasi Max Verstappen është përfshirë në dy incidente të diskutueshme gjatë javëve të fundit me të dy pilotët e McLaren-it.

Në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, holandezi u penalizua me pesë sekonda nga gjyqtarët, pasi u vlerësua se kishte dalë jashtë pistës dhe kishte përfituar në mënyrë të përhershme në duel me Oscar Piastrin.

Dy javë më vonë në Majami, zyrtarët vendosën të mos e hetojnë përplasjen e tij në xhiron e parë me Lando Norris.

Megjithatë, nëse do të kishte nisur një hetim, Verstappen do të kishte qenë në rrezik ndëshkimi për faktin se e kishte shtyrë Norrisin jashtë piste në kthesën e dytë të xhiros së parë.

Më vonë gjatë garës në pistën ndërkombëtare të Majamit, katër herë kampioni i F1 rezistpo fuqishëm kundër pilotëve me makina portokalli, duke përfunduar në vendin e katërt.

Meqë udhëzimet për mënyrën e garimit ndryshuan gjatë dimrit, kryesisht për shkak të sjelljes së Verstappenit në pistë,  Horner u pyet nëse këto ndryshime ndihmuan në zhdukjen e zonës gri gjatë dueleve “rrotë më rrotë”.

“Nuk e di. Mendoj se kjo nuk është më garë normale. Duket sikur ndoshta jemi bërë shumë të rregulluar në duelet rrotë më rrotë, sepse ndjekin linja të ndryshme. Dhe nuk jam i sigurt nëse duhet vetëm të… Po bëhet mjaft e panatyrshme. Kështu që nuk e di nëse thjesht duhet t’i kthehemi gjërave. Do të ishte mirë nëse, ndoshta, pilotët të diskutonin për këtë në garën e radhës, sepse duket sikur kur vendos shumë rregulla, garohet sipas rregullave dhe kjo e bën paksa të panatyrshme”, tha Horner, sipas Racing365

TË FUNDIT