Red Bull drejt rekordit negativ për dekadën e fundit
R

Red Bull drejt rekordit negativ për dekadën e fundit

Pas shkarkimit të papritur të Christian Horner nga drejtimi i Red Bull, skuadra po përballet me krizën më të thellë në një dekadë. Në mesin e sezonit 2025, Red Bull ndodhet në vendin e katërt të renditjes me 172 pikë, pozicion që mund të shënojë rezultatin më të dobët që nga viti 2015.

Max Verstappen ka hasur vështirësi në garat e fundit për shkak të problemeve me balancën e makinës dhe strategjitë e dobëta në pista me kushte të ndryshme. Megjithëse ka treguar shenja rikthimi, kampioni në fuqi e pranoi se nuk mund të jetë konkurrues në çdo pistë.

Problemi më i madh për Red Bull mbetet mungesa e pikëve nga piloti i dytë, Yuki Tsunoda, që ka vetëm 7 pikë këtë sezon. Skuadra shpreson që përmirësimet e ardhshme dhe rritja e performancës së Tsunodas të ndihmojnë në mbrojtjen e vendit në podiumin e konstruktorëve, por sfida me McLaren, Ferrari dhe Mercedes mbetet e fortë.

 

TË FUNDIT