Red Bull emëron menjëherë shefin e ri
R

Red Bull emëron menjëherë shefin e ri

Pas largimit të papritur të Christian Horner, Laurent Mekies është emëruar shef i ri i ekipit Red Bull në Formula 1.

I lindur në Francë më 1977, Mekies ka mbi 25 vjet përvojë në motorsport, duke punuar si inxhinier në ekipe të ndryshme dhe më pas në pozicione menaxheriale te FIA dhe Ferrari.

Në fillim të vitit 2024, ai u bë për herë të parë shef ekipi te Racing Bulls, dhe tani merr drejtimin e ekipit kryesor të Red Bull.

Sfida e tij më e madhe do të jetë menaxhimi i një organizate të madhe, që po zhvillon teknologji të reja dhe përballet me tensione të brendshme, duke përfshirë edhe të ardhmen e pilotit Max Verstappen.

TË FUNDIT