Red Bull sërish padit McLarenin
R

Red Bull sërish padit McLarenin

Red Bull ka paraqitur një ankesë të re pranë FIA-s ndaj McLarenit, duke dyshuar për përdorimin e një sistemi të parregullt për ftohjen e frenave dhe gomave.

Pas garës në Imola, FIA publikoi direktiva të reja teknike, të cilat dyshohet se synonin inovacionin e McLarenit me materiale që menaxhojnë nxehtësinë në mënyrë pasive.

Red Bull pretendon se ky sistem u ka dhënë rivalëve përparësi të padrejtë, ndërsa McLaren mohon çdo shkelje.

Rasti është ende nën hetim dhe mund të ndikojë në rrjedhën e sezonit të Formula 1.

TË FUNDIT