Zakonisht thuhet, “fluturim” drejt qiellit. Por, kjo që ndodhi në Planica të Sllovenisë, në garën e fundit të Kupës së Botës, ishte e kundërta, një fluturim nga qielli drejt tokës.
Në disiplinën e kërcimit nga trampolina me ski, një yll vendas, i quajtur Domen Prevc, hyri në histori duke vendosur një rekord të madh botëror.
Prevc, 25 vjeç, kërceu nga trampolina plot 254.5 metra, për kënaqësinë e rreth 17.000 tifozëve të pranishëm.
Kjo do të thotë të kërcesh më shumë se dy fusha e gjysmë futbolli.
Rekordin e mëparshëm e mbante që nga viti 2017 austriaku Shtefan Kraft me 253.5 metra, pra Prevc e theu me plot 1 metër.
Më pas, ai deklaroi se ky lloj skenari ishte aq i veçantë sa që nuk do të kishin mundur ta imagjinonin as regjisorët e Hollivudit.
Gjithsesi, ky heroizëm i vërtetë nuk mjaftoi që kampioni i botës të mbronte titullin, madje as që të fitonte garën në Planica.
Globin e Kristaltë e fitoi austriaku Daniel Chofenig, ndërsa fitues i garës në Slloveni ishte një tjetër slloven, Anze Lanisek, që në total fitoi më shumë pikë me kërcimet e tij sesa rekordmeni i ri.



