Rekord i ri në 5 mijë metra, nën 14 minuta
R

Rekord i ri në 5 mijë metra, nën 14 minuta

Atletja keniane Beatrice Chebet vendosi rekord të ri botëror në garën e 5 kilometrave në rrugë.

24-vjeçarja kampione olimpike në 5 mijë dhe 10 mijë metra në Paris 2024 fitoi garën e Nassos në Barcelonë me kohën 13 minuta e 54 sekonda.

Chebet e uli kohën e saj të mëparshme me 19 sekonda. Një rikonfirmim në këtë klasike që zhvillohet në kryeqendrën katalanase ditën e fundit të vitit prej 1999.

Në podium me të u ngjitën edhe atletja nga Etiopia, Medina Eisa Kumanda dhe ajo nga Uganda, Belinda Chemutai.

TË FUNDIT