Renditja e FIFA, Kosova ngjitet për dy pozita, Shqipëria zbret një më poshtë
R

Renditja e FIFA, Kosova ngjitet për dy pozita, Shqipëria zbret një më poshtë

Përfaqësuesja e Kosovës është renditur në pozitën më të lartë në ranglistën e FIFA-s që nga pranimi i saj në UEFA e FIFA.

Gjithsej 245 ndeshje ndërkombëtare janë luajtur në nivel global që nga ndeshjet e dhjetorit t 2024.

Ekipet nga Afrika, Azia, Oqeania dhe Amerika e Jugut u paraqitën të gjitha në kualifikimet e Kupës së Botës 2026, ndërsa skuadrat e Concacaf dhe ato evropiane të UEFA-s luftuan në garat e tyre përkatëse të Ligës së Kombeve dhe kontestuan ndeshje miqësore.

Këto gara kanë bërë ndryshime të shumta në versionin më të fundit të renditjes së FIFA-s, duke përfshirë disa turbulenca në top 10.

Argjentina ka mbetur në pozitën e parë, Spanja ka kaluar në vendin e dytë, Franca ka rënë në vendin e tretë dhe Anglia e Brazili kanë ruajtur pozitat katër dhe pesë.

Në përditësimin e ri, Kosova është ngjitur për dy pozita duke pasur rangimin më të lartë në histori, pas dy fitoreve ndaj Islandës në muajin mars.

Dardanët kanë kaluar nga pozita 99-të në pozitën e 97-të dhe tani kanë gjithsej 1238.38 pikë.

Në anën tjetër, Shqipëria ka rënë nga pozita 65-të në pozitën e 66-të pas humbjes nga Anglia dhe fitores ndaj Andorrës.

Kombëtarja kuqezi momentalisht ka gjithsej 1375.95 pikë në ranglistën e FIFA-s.

TË FUNDIT