Ribery flet për përballjen e gjigantëve Bayern – Inter
R

Ribery flet për përballjen e gjigantëve Bayern – Inter

Franck Ribery, legjendë e Bayernit, ka folur për sfidën e mbrëmjes mes Interit dhe bavarezëve, duke kujtuar momentet kryesore të karrierës së tij dhe jo vetëm:

“E shoh si një ndeshje të balancuar, emocionuese, të paparashikueshme. E bukur për t’u parë, sepse janë dy gjigantë, edhe pse, fatkeqësisht, ka shumë mungesa në krahun gjerman. Në këto ndeshje duhet të jesh mbi 100 për qind, fizikisht, por sidomos mendërisht. Bayerni mbetet gjithmonë Bayern, por Interi është në të njëjtin nivel për nga soliditeti dhe organizimi: mund të mendojë seriozisht ta fitojë këtë Kupë”, tha ai për ‘Gazzetta dello Sport’.

“Simone ka ndërtuar një ‘lodër’ shumë të bukur, skuadrat e tij kanë një identitet të qartë: më pëlqejnë njerëzit që hyjnë në lojë si ai. Ashtu si edhe vëllai i tij, Pippo. Për një periudhë të shkurtër, në Salerno, kam qenë ndihmës teknik i tij dhe jemi kuptuar menjëherë: me kampionët funksionon kështu, nuk nevojiten shumë fjalë”, ka shtuar ish-anësori francez.

 

TË FUNDIT