Rikthehen spektaklet në UFC
R

Rikthehen spektaklet në UFC

Këtë fundjavë rikthehen eventet e mëdha në artet marciale mikse. Në Majami do të zhvillohet eventi UFC-314, ku në total do të zhvillohet 13 duele.

Vëmendja më e madhe është te sfida për titullin kampion bote në peshën “featherweight” (pesha deri 66kg), titull që për momentin është vakant.

Një nga sfidantët e këtij titulli është një ish-kampion i këtij Divizioni, australiani Alexander Volkanovski (26 fitore e 4 humbje). Ai ka qenë dikur kampion i kësaj peshe, titull që e ka humbur një vit më parë.

Përballë tij është braziliani Diego Lopes (26 fitore e 6 humbje), që nuk humbet prej dy vitesh dhe që për herë të parë ka mundësinë të duelojë për diçka të madhe në karrierën e tij.

Në këtë event do të ngjiten në kafaz edhe disa veteranë të këtij sporti si Dominik Reyes dhe Michael Chendler, çka e bëjnë mjaft interesant këtë event të MMA-së.

Çiftet:
Alexander Volkanovski – Diego Lopes
Michael Chandler – Paddy Pimblett
Bryce Mitchell – Jean Silva
Yair Rodriguez – Patricio Pitbull
Nikita Krylov – Dominik Reyes

TË FUNDIT