Rikthehet Liga Unike
R

Rikthehet Liga Unike

Pas dy edicionesh të cunguara, ku kjo garë në basketboll për meshkuj zhvillohej në pak ditë dhe me sistem grumbullimi, eventi mbarëkombëtar i këtij sezoni do të jetë më i plotë dhe do të luhet me sistem vajtje-ardhje.

Pjesëmarrëse në këtë event, që nis këtë javë, do të jenë 8 nga skuadrat më të mira të dy kampionateve: Besëlidhja, Vllaznia, Teuta e Tirana nga Shqipëria si dhe Bashkimi, Golden Eagle Ylli, Vëllaznimi e Sigal Prishtina nga Kosova.

Në këtë edicion, skuadrat do të ndahen në dy grupe. Në Grupin A do të marrin pjesë ekipet e Besëlidhjës, Teutës, Bashkimit dhe Vëllaznimit, kurse në atë B luajnë Golden Eagle Ylli, Sigal Prishtina, Tirana dhe Vllaznia.

Ndeshjet do të zhvillohen në sistem vajtje-ardhje dhe dy ekipet e renditura në dy vendet e para të secilit grup do të kualifikohen në “Final Four Liga Unike 2025”, që do të zhvillohet në Kosovë në pranverë.

Rezultatet e ndeshjet ndërmjet klubeve të Kosovës do të llogariten nga duelet mes tyre në ProCredit Superliga, nga raundi i dytë dhe i treti i garave. Me kërkesë të Federatës Shqiptare të Basketbollit klubet shqiptare do t’i zhvillojnë ndeshjet e Ligës Unike mes vete të ndara nga kampionati shqiptar.

Java e parë, Grupi A
Besëlidhja – Bashkimi
Teuta  – Vëllaznimi

Java e parë, Grupi B
Golden Eagle Ylli – Tirana
Sigal Prishtina – Vllaznia

TË FUNDIT