Sipas ish-sulmuesit brazilian Rivaldo, Mohamed Salah është një “kandidat i fortë” për Topin e Artë së bashku me Vinicius Junior, por dy lojtarë të Barcelonës aktualisht janë duke udhëhequr garën për çmimin individual.
Duke folur për CBS Sports të martën mbrëma, Thierry Henry emëroi sulmuesin anësor të Barcelonës, Raphinha, si favorit pas një sezone mbresëlënëse në garën elitare të Evropës.
Dikush që pajtohet me Henryn është ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës, Rivaldo.
52-vjeçari, i cili fitoi Topin e Artë, beson se Raphinha është një “kandidat i shquar” për çmimin së bashku me senzacionin adoleshent Lamine Yamal.
“Për momentin nuk shoh askënd përpara Lamine dhe Raphinha në garën për të fituar Topin e Artë”.
“Ndoshta nëse shikojmë jashtë Spanjës, Salah është një kandidat i fortë për sezonin e tij dhe Vinicius do të jetë gjithmonë aty. E gjithë kjo do të varet shumë nga Barcelona dhe nga pushtimi i titujve kolektivë, por të dy po kalojnë një sezon të mrekullueshëm”, ka thënë Rivaldo.



