Cristiano Ronaldo (39) do të mbahet mend si një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.
Në karrierën e tij të shkëlqyer, fituesi pesë herë i “Topit të Artë” ka fituar gjithçka që mund të fitohet me klubin, dhe me Përfaqësuesen portugeze ka qenë kampion evropian. Ai ka kaluar kufirin e 900 golave të shënuar dhe ka të paktën edhe dy qëllime të mëdha.
Ronaldo dëshiron të bëhet futbollisti i parë në histori që ka shënuar 1000 gola në ndeshje zyrtare. Ky është njëri nga qëllimet e tij. Synimi tjetër është ai që LeBron James e pati këtë vit, e që është të luajë me të birin. James e realizoi këtë në NBA kur Bronny hyri në parket pranë tij. Ronaldo do të donte të qëndronte në fushë mjaftueshëm gjatë për të pritur që t’i bashkohet djali i tij, Cristiano Junior (14). Ai aktualisht është në akademinë e futbollit të Al Nassr, klubit për të cilin Ronaldo po shënon gola.
Ronaldo ka shënuar gola për klubet më të mëdha evropiane dhe ka thyer një numër të madh rekordesh në futboll. Ai është golashënuesi më i mirë në histori (910 gola në 1247 ndeshje sipas Transfermarkt). Ai ka shënuar për Real Madrid, Manchester United, Juventus…



