Cristiano Ronaldo i ka kërkuar klubit të tij, Al-Nassr, të transferojë Luis Diaz nga Liverpooli.
Kolumbiani, i vlerësuar mbi 100 milionë euro, është në qendër të garës mes Al-Nassr dhe Barcelona. Edhe pse Diaz preferon të kalojë te Barça, fuqia financiare e sauditëve mund të ndikojë në vendimin e tij.
Sipas mediumit spanjoll SPORT, Ronaldo i cili ka rinovuar me Al-Nassr deri në 2027, po përdor ndikimin e tij për të sjellë emra të mëdhenj dhe shpreson të formojë një dyshe sulmuese me Diazin, tranmseton AutoPortali.
Interesim për Diaz ka shprehur edhe Barcelona, mirëpo klubi spanjoll po përballet me kufizime buxhetore dhe mund të mos përballojë çmimin e lartë, ndërsa Al-Nassr e sheh Diazin si përforcim kyç për sezonin e ri. /AutoPortali



