Rosberg zbulon sekretin e Schumacherit
R

Rosberg zbulon sekretin e Schumacherit

Ish-kampioni i Formula 1, Nico Rosberg, ka ndarë një nga sekretet që e bënte Michael Schumacherin të jashtëzakonshëm në pista të lagështa.

“Michael bënte gjëra të pabesueshme në shi. Përdorte njëkohësisht gazin dhe frenat, si në karting. Kjo kërkon aftësi të jashtëzakonshme”, tha Rosberg për Sky Sport.

Sipas tij, Schumacher kishte një ndjeshmëri të veçantë në kushte të vështira dhe përmirësonte çdo xhiro, falë kujtesës dhe përqendrimit të lartë.

Edhe vëllai i tij, Ralf Schumacher, tregoi se Michael e kishte zhvilluar këtë aftësi që fëmijë, duke kaluar orë të tëra në pistë me kart në mot me shi.

 

Michael Schumacher përfundoi karrierën në F1 në vitin 2012 dhe pësoi një aksident të rëndë në ski në fund të vitit 2013. Gjendja e tij shëndetësore mbetet e panjohur, pasi familja ruan privatësinë.

TË FUNDIT