Rrahmani i matur në vlerësimin e ndeshjes me Islandën
R

Rrahmani i matur në vlerësimin e ndeshjes me Islandën

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve, por kapiteni Amir Rrahmani është shprehur shumë i matur para ndeshjes së kthimit.

“Ka shumë lojtarë që vijnë dhe shkojnë, por kushdo që vjen (te Kosova) duhet ta gjejë balancën dhe të shkojmë te fitorja”, deklaroi fillimisht Rrahmani.

“Ne kemi shumë kualitet, por gjëja që duhet bërë është të përmirësojmë vendosjen dhe si të bëjmë presion”.

“Golin e pësuam sepse nuk ishim të vendosur mirë dhe kemi lënë shumë hapësira, andaj deri të goli i parë patëm probleme te vendosja në fushë”, përfundoi Rrahmani.

Të dielën (23 mars), Kosova zhvillon ndeshjen kthyese ndaj Islandës, e vlefshme për kalimin në Ligën B.

TË FUNDIT