Te Mercedes presin një vit të vështirë pas largimit të Lewis Hamilton për te Ferrari. Vendin e 7 herë kampionit të botës në Formula 1 e zuri 17-vjeçari italian Kimi Antonelli, ndaj ky pritet të jetë një vit tranzicioni te skuadra gjermane.
Kjo edhe për faktin se të dy pilotëve, tjetri është britaniku George Russell, u skadon kontrata në fund të këtij viti.
Ndërkohë që, nga viti 2026, do të nisë një epoke e re, me rregulla e makina të reja, ndaj ky vit do të jetë thelbësor për të dy pilotët.
“Vendin e Lewis nuk e zë dot asnjë pilot në qarkullim, por unë dhe Kimi do të mundohemi të mbajmë Mercedes në vendin që i takon. Shpresoj që përvoja e këtyre viteve të më ndihmojë mua dhe atë”, tha Russell.

“E njoh rolin tim të pilotit më me përvojë dhe kjo të bën të kuptosh që nuk je më një i ri. Unë jam duke hyrë në një kapitull të ri në karrierën time. Po mbaroj fillimin dhe po hyj në fazën e mesme. Lewis ishte 29 vjeç kur iu bashkua Mercedesit dhe filloi të fitonte të gjitha kampionatet, ndërsa Michael Schumacher ishte 30 vjeç te Ferrari. Në ditët e sotme të gjithë fillojnë gjithnjë e më të rinj”, shtoi Russell.



