Rusell i befasuar me gjestin e Verstappenit
R

Rusell i befasuar me gjestin e Verstappenit

Piloti i Mercedesit, George Rusell, u shpreh i habitur që Max Verstappen mori përgjegjësinë për aksidentin mes tyre gjatë Çmimit të Madh të Spanjës. Holandezi u përplas me Rusellin në fazën e fundit të garës dhe u ndëshkua me tre pikë penalizimi dhe 10 sekonda shtesë, duke humbur pesë pozita në renditje.

“Veprimi i tij e dëmtoi atë dhe më solli përfitim mua. Më habiti që e pranoi fajin”, tha Rusell. Verstappen më pas e pranoi në rrjete sociale se gaboi.

Rusell shtoi se një pezullim i mundshëm për Verstappenin nëse grumbullon edhe një pikë penalizimi “nuk do të ishte i padrejtë”.

Në fund, britaniku zbuloi se u takua rastësisht me Verstappenin në aeroportin e Nicës dhe patën një bisedë të shkurtër.

TË FUNDIT