Sainz flet për largimin nga Ferrari
S

Sainz flet për largimin nga Ferrari

Piloti spanjoll Carlos Sainz ka folur për momentin kur mësoi se nuk do të ishte më pjesë e ekipit të Ferrarit.

Ai foli hapur në një podcast për periudhën e trazuar të karrierës së tij dhe kalimin në një ekip të ri.

Pas marrëveshjes për transferimin e Lewis Hamilton te Ferrari, skuadra italiane vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me spanjollin.

“Isha në mes të përgatitjeve për sezonin 2024 dhe shpresoja që do të kishim një makinë konkurruese. Që në tetor kishim nisur bisedimet për rinovimin e kontratës, por negociatat në mënyrë të pashpjegueshme nuk po përparonin. Gjithmonë shtynin diçka, por kurrë nuk mendova se nuk do të arrinim një marrëveshje. Çdo reagim që merrja ishte pozitiv dhe dukej se gjithçka do të zgjidhej”, tha Sainz.

TË FUNDIT