Sainz i pakënaqur me Williams, komenton edhe vendimin e babait të tij
S

Sainz i pakënaqur me Williams, komenton edhe vendimin e babait të tij

Në prag të Çmimit të Madh të Austrisë, Carlos Sainz ka kërkuar më shumë qartësi dhe koherencë në vendimet e FIA-s, duke shprehur zhgënjimin e pilotëve për mungesën e transparencës.

Spanjolli komentoi edhe vendimin e babait të tij, Carlos Sainz Sr., për të mos kandiduar për president të FIA-s: “Më vjen keq, por e kuptoj. Ishte momenti i duhur për ndryshim, por përgjegjësitë janë të mëdha”.

Sainz foli edhe për vështirësitë teknike me Williams-in: “Të tjerët sjellin përmirësime, ne jo. Kjo na penalizon në një kampionat kaq të fortë”.

Për filmin e ri të F1 me Brad Pitt, ai shtoi me humor: “Më përmendin në një skenë, ishte paksa e sikletshme, por bën mirë për promovimin e sportit”.

TË FUNDIT